Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i dërgoi edhe një letër sot Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Përvec se shprehu gatishmërinë për përfshirje në dialog dhe ofroi parimet mbi të cilat ai mendon të negociojë, ka rënë në sy edhe një fjali e Kurtit ku me shumë gjasë flet për Amerikën, shkruan Reporteri.net.
“Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kurti në letrën drejtuar Lajcakut.
Kjo deklaratë e Kurtit është një qasje pak më ndryshe, pasi në letrën e djeshme të njëjtit person ai i thoshte se dialogu duhet të zhvillohet nën mbikëqyrjen e BE-së por edhe të Amerikës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.