×
  • Lajme
  • Lajme

    “A është ZRRE-ja mbi Qeverinë, a është mbi Parlamentin?”, kryesuesi i ZRRE-së sfidohet nga deputetët në Komision

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 12:23

    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuesi i këtij komisioni, Ferat Shala (PDK), e ka pyerur kryesuesin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahun se pse në raportin konsultativ ku është propozuar shtrenjtimi i rrymës, janë mbështetur në subvencionimin e Qeverisë prej 75 milionë eurosh.

    Shala e pyeti Fejzullahun se “ku është baza ligjore që ju me i parapa mjetet që Qeveria ka me i dhënë”.

    “A është ZRRE-ja mbi Qeverinë? A është ZRRE-ja mbi Parlamentin?”, ka vazdhuar ai.

    Fejzullahu, në përgjigje, tha se nuk është hera e parë që Qeveria ndan mjete në këto raste.

    “Nuk është hera e parë që Qeveria ndan mjete për konsumatorët. Edhe në të kaluarën, 2010, 2011 janë ndarë rreth 50 milionë euro, edhe atë kohë kanë qenë të destinuara për subvencionimin e importit”, tha ai.

    Shala akuzoi se raporti i ZRRE-së nuk është i pavarur.

    “Sipas leximit tënd, ndoshta nuk është i pavarur”, iu përgjigj Fejzullahu.

    Raporti i ZRRE-së, Shala tha se duhet sikur raport i përbashkët me Qeverinë.

    “Ky paraqet raport profesional nga stafi i ZRRE-së”, iu përgjigj sërish Fejzullahu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!