Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se asnjëherë nuk i është kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që subjekti që ajo përfaqëson të shkrihet në Lëvizjen Vetëvendosje.
”Jo, asnjëherë. Asnjëherë të vetme”, tha ajo.
Ajo tha megjithatë se i është bërë nderë që Vetëvendosje i ka dhënë mundësinë për të bashkëpunuar.
”Ky bashkëpunim ka qenë i suksesshëm”.
”Më kanë bë nder të madh, edhe pse siç ka thënë kryeministri çdo marrëdhënie është marrie – dhënie”, ka deklaruar Kusari-Lila në DPT te Fidani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.