×
  • Lajme
  • Lajme

    A i pengoi Adriana Hoxhiqi shqiptarët e veriut që të ndërtojnë shtëpitë e tyre?

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 12:44

    Në vitin 2015, në muajin qershor, Hazir Ferati po kryente punime në shtëpinë e tij në Mitrovicën Veriore, me saktë në fshatin Bergjan. Por, një grup i inspektorëve dhe policëve kishte shkuar për t’ia ndalë punimet atij.


    Njëri prej atyre personave që kishte dhënë urdhër që punimet për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve kishte qenë edhe Adriana Hoxhiqi, që sot u emëruar Ministre e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Ajo në atë kohë ishte Shefe e Administratës në Mitrovicën e Veriut.

    Nuk ishte vetëm Haziri që po tentonte të ndërtonte shtëpi në veri.

    Ishin edhe disa shqiptarë tjerë që kërkonin të drejtën për t’u kthyer në tokat e tyre. Serbët në veri, duke përfshirë edhe zyrtarë komunalë po kundërshtonin këtë duke e quajtur këtë si një tendencë të autoriteteve të Kosovës për ta ndryshuar strukturën etnike në veri, shkruan Reporteri.net.

    “Unë e dërgova inspektimin me kërkesën që punët të ndërpriten menjëherë. Kjo është në përputhje me marrëveshjen e fundit për formimin e një grup ndërhyrës për kthimin. Ne kërkojmë ndërprerjen e tanishme të te gjitha punëve. Tash do të shkoj edhe unë në terren”, kishte thënë Hodzic për mediat serbe në vitin 2015.


    Kundërshtues dhe kërkues i madh i ndërprerjes së punimeve kishte qenë edhe Goran Rakiq, ish kryetar i Mitrovicës së Veriut. Rakiq kishte thënë se shqiptarët që kanë filluar punët ndërtimore në këtë fshat nuk kishin leje nga komuna.

    Bile ai kishte dalë edhe vetë ne terren për të kundërshtuar punimet. Dhe përpjekja e tyre kishte pasur sukses pasi kishte marrë edhe pëlqimin e autoriteteve ndërkombëtare.

    Serbët pretendonin në atë kohë se në këtë fshat kishin qenë me parë vetëm rreth 50 shtëpi të shqiptarëve, ndërsa tash po tentohej të ndërtoheshin edhe 20 më shumë, pra rreth 70.

    Duhet të kujtojmë se shqiptarët në veri në vazhdimësi kanë pasur pengesa në ndërtimin e shtëpive. Ndërkaq për serbët nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje. Madje me mbështetjen e qeverisë së Serbisë ata po ndërtojnë lagje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!