Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar kabinetin qeveritar për aksionin e sotëm të Njësisë Speciale.
Haradinaj ka thënë se ky aksionin ishte një përpjekje e Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën askush nuk mund ta mohojë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka falënderuar policinë, dhe gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë aksion.
Kryeministri Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se në aksionin e sotëm në veri të vendit nuk ishte e përfshirë ushtria e Kosovës dhe se palët ndërkombëtare kanë qenë të njoftuara me kohë.
“Kom apeluar të mos mohohet përpjekja e Kosovës për me luftu krimin e organizuar. Falënderoj policinë e Kosovës për punën që ka bërë. Ushtria nuk ka qenë e kyçne se nuk është punë e saj. Kanë qenë në dijeni ndërkombëtarët për këtë operacion” ka thënë Haradinaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.