×
  • Lajme
  • Lajme

    A ka afate për “marrëveshjen e madhe”? Ambasadori Hovenier: BE’ja mund të flasë për këtë

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 21:15

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur lidhur me marrëveshjen për targat që u arrit mbrëmë në Bruksel.

    Hovenier ka thënë se e shohin arritjen e kësaj marrëveshje si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “E shohim këtë si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara dhe dua ta pranoj se Qeveria e Kosovës dje u angazhua në një mënyrë që ishte konstruktive dhe e dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku i tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj. Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje, një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet në një përkushtim të vazhdueshëm që të punojnë drejt normalizimin të marrëdhënieve dhe të deeskalojnë disa çështje që nga pengonin të punojmë në disa nga çështjet e rëndësishme strategjike”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për Klan Kosova.

    Ambasadori është pyetur nëse ka ndonjë afat kohor për “marrëveshjen e madhe”. Ai ka thënë se për afatet mund të flasë Bashkimi Evropian.

    “E dini, është gjithmonë sfiduese të vendosësh një afat për negociata, veçanërisht kur nuk je pjesëmarrës. Kjo varet nga vetë palët, por një nga zotimet e rëndësishme që është bërë nga të dyja palët me marrëveshjen e djeshme është dhe citoj “të fokusohemi që të koncentrohemi plotësisht me urgjencë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve”. Dokumenti në vetvete parashtron disa takime specifike të udhëhequra nga BE’ja, qëllimi i të cilave është që të punohet drejt tyre dhe të prezantohen rezultate. BE’ja mund të flasë për këto afate, por kjo është në një rrugë të shpejtë, kjo është në një afat kohor që e tregon urgjencën e kësaj çështjeje”, ka deklaruar Ambasadori Hovenier.

    Hovenier ka theksuar se palët në dialog duhet të tregojnë fleksibilitet dhe kreativitet për të ecur para me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

    “Epo ka një numër gjërash që duhet të diskutohen në kontekstin e këtij propozimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve dhe ajo që Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë është që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këto negociata. Ndërmjetësuesit e BE’së do të ndihmojnë në defininimin e agjendës në bashkëpunim me palët. Ne kërkojmë fleksibilitet, kreativitet dhe përpjektje për të avancuar shumë këtë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve”, ka deklaruar Hovenier./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!