×
  • Lajme
  • Lajme

    A ka rrezik që Thaçi të zvarrit konstituimin e institucioneve – Flasin nga Vetëvendosje

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 21:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, por ende nuk ka një date se kur mund të certifikohen ato.


    Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, afati ligjor për të mbajtur mbledhjen e parë konstituive në Kuvend është 30 ditë pas ditës së certifikimit, dhe brenda kësaj periudhe duhet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, ku do të bëhej konfirmimi i mandateve dhe dhënia e betimit.

    Kushtetuta thotë që atë seancë duhet ta thërrasë presidenti i vendit, por nëse ai nuk mund ta bëjë, atë mund ta bëjë vet Kuvendi, legjislatura e shtatë e tij.

    Në atë seancë mund të jetë në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nëse koalicioni qeverisës merret vesh për këtë, e zgjedhja e tij dhe nënkryetareve, bëhet me shumicën e votave të deputetëve.

    Por a ka rrezik që presidenti Thaçi të zvarrit konstituimin e Kuvendit?

    Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, thotë se pas certifikimit të rezultateve presidenti nuk duhet të vonojë konstituimin e institucioneve të reja.

    “Presidenti nuk e ka luksin që të i vonojë konstituimin e institucioneve të reja. Si të certifikohen rezultatet, presidenti në afatin sa më të shkurt kohor duhet të thërret seancën konstituive dhe të mandatohet kryeministri i ardhshëm i Kosovës, i cili do të jetë z.Albin Kurti”, ka deklaruar Kollçaku për Reporteri.net.

    Ajo thotë se presidenti nuk duhet t’ia lejoi vetës që të zvarrit konstituimin e institucioneve të reja.

    “Nuk besoj që thjeshtë do të ia lejoj vetës Presidenti të vonoj këtë proces, sepse është diçka e pashmangshme, e rregulluar me Kushtetutë. Çdo skenar tjetër shkon në dëm të proceseve demokratike”, ka thënë Kollçaku.

    Kujtojmë se në nenin 95, Kushtetua thotë që pas konsultimit të presidentit me partinë më të madhe ose koalicionin që ka shumicën e votave nga zgjedhjet e fundit, do të duhej që t’i propozohej presidentit të vendit kandidati për mandatar dhe atë kandidat presidenti ta mandatojë, e i njëjti ka e ka afatin ligjor brenda 15 ditësh që Kuvendit të ia ofrojë përbërjen e plotë të kabinetit qeveritar.

    Nëse këtë nuk e arrin mandatari i parë i caktuar, atëherë presidenti detyrohet në afat prej 10 ditë tjera të mandatojë një tjetër kandidat për kryeministër dhe nëse ai nuk arrin brenda 60 ditësh të bëjë një strukturë që pranohet në Kuvend, atëherë ligji thotë që duhet të shkohet në zgjedhje të reja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!