×
  • Lajme
  • Lajme

    A kishte përleshje në nëndegën e Klinës së Epërme? Flet kryetari i të rinjve të PDK-së në Skenderaj

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 19:15

    Kryetari i të rinjve në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Alban Berisha, ka folur për përleshjet fizike që u raportuan të kenë ndodhur sot, në një nëndegë të kësaj partie, në fshatin Klinë e Epërme.


    Berisha, ka mohuar se ka pasur përleshje fizike. Ai ka thënë se janë shkëmbyer vetëm ofendime.

    “E vërtetë, ka pasur ofendime, jo përleshje. Vetëm ofendime”, ka thënë Berisha për  Express.

    Berisha ka bërë të ditur se procesi i brendshëm zgjedhor i kësaj nëndege është shtyrë për një datë të pacaktuar. “I kemi shtyrë zgjedhjet për një ditë tjetër”, ka deklaruar ai.

    Përleshje fizike në procesin zgjedhor të PDK-së në Skenderaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!