×
  • Lajme
  • Lajme

    A mundet VV-ja edhe pa Albin Kurtin, Salih Zyba: Subjekti jonë nuk përkufizohet në persona

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 12:15

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është përgjigjur pyetjes nëse VV-ja si opozitë, do të protestonte për Vetëvendosjen e sotme në pushtet.

    Ai tha do të kishte mundësi të kërkohej më shumë.

    Tutje ai foli edhe në lidhje me atë se a mundet Vetëvendosja pa Albin Kurtin.

    “E mira e subjektit tonë, e dëshmuar deri më tani është përveçse e garanton statutin që është statut dinamik, nuk është statik, nuk përkufizohet në persona dhe afate, por në secilën kohë në proceset që ndodhin prej pikës në strukturat e mesme, deri në strukturën e lartë, është dinamik dhe ka mundësi ndryshimi. Nuk është pengesë personi, kryetari sepse kryetari e ka dëshmuar edhe personalisht”, tha ai në emisionin “Sytë Shtatë”.

    Zyba gjithashtu u shpreh se Lëvizja Vetëvendosja e ka identitetin e personit bartës të zhvillimit.

    “Vetëvendosja e ka identitetin e personit bartës të zhvillimit, por edhe ndryshimeve në shoqëri, aktualisht e ka edhe rëndësinë dhe rolin që e ka, por edhe vet lideri në këtë rast Albin Kurti, por edhe organizata ka pasur të shtrijë jo vetëm frymën, por të rris potencialin edhe për menaxhimin dhe rrethanat e së ardhmës. Nuk është pengesa individi, tek ne është angazhimi i gjithmarshëm i shoqërisë, sepse prej një potenciali si subjekt ne kemi dëshmuar dhe kemi pasur angazhimin dhe qëllimin që të krijojmë një qytetari aktive e jo të përkufizohemi te struktura e ngushtë”, u shpreh tutje Zyba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!