Një përçarje e re po rrezikon të ndodhë në LDK, kjo pas përplasjes ditëve të fundit mes dy nënkryetarëve të këtij subjekti, Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit.
“Lufta” mes tyre rinisi pasi Osmani e akuzoi Veliun si njeri që ka prishur koalicionin qeverisës VV-LDK, kurse ky i fundit e quajti Vjosen përthyese të Thaçit.
Për një përçarje të mundshme në LDK, së fundmi ka folur Imri Ahmeti, që poashtu mban pozitën e nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Degës së LDK-së në Lipjan, ku edhe është kryetar komune.
Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, edhe pse nuk ka përmendur as emrin e Osmanit as Veliut, ka thënë se shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujt.
Postimi i tij:
Refuzojmë…
Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borgj ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja.
Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit.
As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.
Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë.
Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit.
Refuzojmë, Refuzojmë.
https://www.facebook.com/imri.ahmeti/posts/2591815177757533?__xts__%5B0%5D=68.ARBXN86xXBWsi3YaqGO_PUNyvtzS4ipUPX_NDSegVcmmLDukg0crcBNAJr2yOjWhkLtn4fvBq0fZL2KwLNSaLFEGq8bxgW7WA5O4Nhx15Jh4JChs0OOlAe7o81DKDgp90RxUo2mujIvNXlIc-nJXkBnZpObx552QVL9junTr2TO6kgKLfk-ckHoXaOSYcP6_JBVgI8Y9pq96tpNQ4Hn3ckmsR0M6TO9_kJh3ofef8lnokfzSxLtXG7FibcBJyBy-4PilTAv8_33AQFmi7Txv_XoY7xPE5Z137e2GyOAjCEyOXjYzU1f7hf5uOPRFdigtv7bZKaCmu2oEol2c1K5YB-Mk&__tn__=-R