Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit sot tha se partia e tij nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila pritet të formohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës pritet të jetën edhe AAK, Nisma dhe subjektet politike të komuniteteve pakicë.
Ai ka thënë se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e asnjë qeverie.
“Po e vërtetë, nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e asnjë qeverie”, ka thënë Pacolli.
Por burimet të Reproteri.net brenda partive tjera thonë se kjo është një taktikë e Pacollit për të rritur pazarin, pra që të marrë sa më shumë pushtet.
Të pyetur lidhur me këtë, nga AKR shprehen të vendosur se nuk hyjnë në qeverinë e re, ndërsa thonë se partitë tjera nuk e determinojnë qëndrimin e tyre.
“Qëndrimi ynë është ai i shprehur nga presodenti i partise z.Pacolli. Asnjë parti politike nuk e determinon qëndrimin tonë, pra rrjedhimisht edhe e kanë të drejtën që të përmbahen në analiza. Është qëndrim yni mospërfshirja në çfarëdo qeverie”, ka thënë për Reporteri.net Jetlir Zyberaj nga AKR.
Kujtojmë se LDK ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër, kandidaturë kjo e përkrahur edhe nga AAK dhe NISMA.
Votimi i qeverisë së re pritet të ndodhë javën që po hyjmë, kurse ajo nuk do të votohet nga PDK, e cila do të mbetet në opozitë sikurse edhe Vetëvendosje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.