Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.
AAK u shpreh ngushëllime dhe bashkëndjen me familjet e viktimave të tërmetit që sot në mëngjes goditi Shqipërinë.
“I kemi përcjellur me shqetësim të thellë lajmet për pasojat e këtij tërmeti dhe u kemi dhënë mbështetje të plotë masave që ka ndërmarrë Qeveria dhe institucionet e Kosovës për ndihmë shtetit Shqiptar, në përballimin e pasojave të tërmetit”.
“Poashtu mbështesim çdo iniciativë individuale ose kolektive, të organizuar apo spontane, të qytetarëve të Kosovës për grumbullimin e ndihmave për të goditurit nga tërmeti dhe shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit Shqiptar, në përballimin e kësaj gjendjeje të rëndë! Të plagosurve u urojmë shërim të shpejt dhe lutemi për ta!”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.