×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 17:22

    Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me COVID-19.


    “Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

    Më tej, ai ka shtuar se inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!