×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    AAK dorëzoi në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë, Haradinaj: Na duhet zgjidhje për të dalur nga ngërçi

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 11:32

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar lëndën që partie që ai drejton ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e votimit të fshehtë për Kryetarin e Kuvendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tij po bëhet lojë me konstituimin e Kuvendit, dhe një gjë e tillë sipas tij është e turpshme, jo veç për deputetët por edhe për Kosovën si shtet.

    “Seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore2, shkruan ai.

    Ai thotë se dëmet që i shkakton bllokada e Kuvendit ka pasoja jo veç politike por edhe ekonoimike dhe e vetmja derë ishte ajo e Gjykatës Kushtetuese për të dalur nga siç thotë ai ky “ngërç”.

    “Dëmet nga bllokada që po i bëhët konstituimit të Kuvendit, ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për ne si vend e si shoqëri. Konsiderojmë se ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendsjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Në një situatë të tillë pa rrugëdalje, e vetmja derë na ka mbetur Gjykata Kushtetuese. Prandaj sot, Grupi ynë Parlamentar me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK dhe të PDK, i është drejtuar asaj për të saktësuar shkeljet kushtetuese në këtë proces dhe për të na dhënë zgjidhje se si të dalim nga ky ngërç”, ka shkruar Haradinaj.

    Tutje ai thonë se kanë kërkuar masë të përkohshme që të ndërpriten këto seanca qesharake.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!