×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    AAK-ja dorëzon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë për Kryeparlamentarin

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 11:17

    Të hënën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ashtu siç dhe kishte paralajmëruar të dielën pas dështimit të seancës, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e insisitimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e Kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.

    Deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj ka thënë se kanë dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

    Sipas saj, AAK mendon se po zhvlerësohet vlera e KUvendit duke mbajtur seanca çdo 48 orë.

    “Ne si AAK i kemi nënshkrimet e deputetëve të AAK-së, LDK-së dhe të PDK-së e kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të proceduarave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kërkuam që të trajtohet. Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë”, tha Kadrijaj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!