×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja e ka gati listën e kandidatëve për deputetë

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 21:44

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka finalizuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit.


    Tërheqja e numrit nga kandidatët është bërë nëpërmes shortit, ndërsa publikimi i listës do të bëhet nesër në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, ku edhe do të bëhet shpalosja e programit dhe prezantimi kandidatëve.

    Sidoqoftë, deri tash është konfirmuar se pesëshja e koalicionit është: 1. Ramush Haradinaj, 2. Visar Ymeri, 3. Magbule Shkodra, 4. Burim Ramadani dhe 5. Anton Berisha.

    Ndërkaq, ka befasuar radhitja e Shpend Ahmetit, i cili doli i 110 në listë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!