×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja kërkon nga Qeveria që sa më shpejtë të sigurojë dozat për vaksinimin e tërë popullsisë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 12:29

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar prej Qeverisë të sigurojë sa më shpejtë vaksinat për imunizimin e masës për COVID-19, e kjo që të bëhet përmes rrugëve urgjente, sipas tyre, të kërkojnë ndihmë nga vendet mike.


    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Qeveria duhet të shfrytëzojë rrugët zyrtare për të arritur te vendet mike për të kërkuar ndihmë me vaksinat, ose të shfrytëzojë personat publik me ndikim nga ato vende.

    Përveç kësaj, AAK-ja i ka rekomanduar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që të bashkëpunojë me ish-ministrat, Armend Zemajn e Uran Ismailin në një zyrë të përbashkët për ta menaxhuar situatën.

    “Ne si Aleancë kërkojmë prej Qeverisë, ministrit Vitia, që në afat sa më të shkurt të sigurohen vaksinat. Kërkojmë të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit. Kërkojmë që menjëherë dhe pa vonesë të shfrytëzohet buxheti i paraparë për blerjen e vaksinave. Nuk ka kuptim pse duhet të hezitohet. I rekomandojmë Qeverisë që me rrugë urgjente të kontaktohen vendet mike për sigurimin e sasive të nevojshme të vaksinës, qoftë në rrugë zyrtare apo shfrytëzimin e personave publik me ndikim në këto vende. T’i lëmë kapricat, rekomandojmë që ministri Vitia t’i bashkërendisë forcat me ministrat paraprak, Zemaj dhe Ismaili, që me një zyrë të përbashkët të bashkëpunojnë lidhur me menaxhimin e situatës më të mirë”, ka thënë Dreshaj në një konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!