×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kërkon që të përfshihet propozimi i saj: 100 euro për çdo qytetar të Kosovës

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 12:48

    Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka kërkuar që të futet në pakon emergjente edhe propozimi i partisë së tij për ndarjen e 100 eurove për secilin qytetar të Kosovës si dhe pakoja e stabilitetit që kap vlerën 210 milionë euro.


    Ai, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kuvendi e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve.

    “Grupi Parlamentar i Aleancës kërkon mocion për ndryshim të plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, që përfshinë pakon emergjente gjithpërfshirëse, 100 euro për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe pakon e stabilitet me vlerë 210 milionë euro. Ky Kuvend e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve”, ka thënë ai.

    Këto propozime janë shtruar para pak ditësh nga AAK, nëpërmjet një konference për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!