×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kundër ndryshimit të shpejtë të Ligjit për Zgjedhje: Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori të parlamentarizmit

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 16:57

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kundërshtuar ndryshimin e shpejtë të Ligjit për Zgjedhje.


    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ky ligj që është baza e demokracisë, po synohet të dërgohet në Kuvend pa asnjë konsultim me partitë politike.

    Andaj, ai është shprehur se AAK do ta kundërshtojë me këmbëngulje ndryshimin e këtij ligji, shkruan Reporteri.net.

    “Është e papranueshme që në rrethana kur ky ligj nuk është aspak prioritet të kërkohet ndryshimi i tij. Ndenja e autoritarizmit, dominimit, arrogancës nuk ishte vetëm deklarim i yni, por kjo po dëshmohet sot. Të sjellim një ligj pa konsultim të asnjë partie politike, asnjë diskutim nuk ka pasur. Do ta kundërshtojmë me këmbëngulje. Ligji për zgjedhje që është baza e demokracisë e konfirmon një qasje totalitare, të arrogancës dhe një qasje dominuese. Në histori të paralamentarizmit nuk e di se ka ndodhë që një ligj të sillet me kaq urgjencë”, u shpreh ai para gazetarëve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!