×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: LVV-ja si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 23:22

    Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se “shteti, shtetësia dhe interesi kombëtar nuk i subordinohet agjendës që përcakton presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pa koordinim me qeverinë”.


    “I gjithë spektri i diplomacisë ndërkombëtare është duke parë në shpresë e admirim qeverinë Kurti”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    “Në takimet tona edhe brenda edhe jashtë Republikës sonë. Ata, qytetarët dhe ne, bashkë kemi ndërprerë praktikat e të bërit politikë larg publikut dhe në kundërshtim të interesit të vendit”, ka thënë Abazi.

    “LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit”, është shprehur Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!