×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq, partisë së Gjukanoviqit: Po krijoni atmosferë që ‘ai shqiptari’ s’vendos për vendin tonë

    Reporteri
    19 Gusht 2022 | 15:43
    Dritan Abazoviq

    Deklarata e bujshme e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviq, i cili akuzoi DPS’në dhe iniciuesit e mocionit të mosbesimit se “po iu pengon fakti se jam shqiptar”, po vazhdon të jetë temë diskutimi në kuvendin e Malit të Zi.

    Pas reagimeve të shumta që mori nga anëtarë të DPS’së në lidhje me këtë deklaratë, Abazoviq këmbënguli se fakti se është shqiptar po shkakton trazira në qeverisjen e tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Këta njerëz krijojnë atmosferë që ‘ai Shqiptari [siptar, si term fyes] nuk mund të vendos për vendin tonë”, tha Abazoviq, drejtuar deputetëve të partisë së Milo Gjukanoviqit.

    Kryeministri Abazoviq është shprehur “i relaksuar” derisa tha se problemin nuk e ka me rrëzim të qeverisë.

    “Kjo është narrativa, butoni është shtypur, prandaj ushtrinë e tyre ma drejtojnë mua dhe qeverisë. Qeverinë, po, rrëzojeni, problemin nuk e kam këtu. Nuk kam shkuar unë të kërkoj mbështetjen e kishës serbe”.

    Marrëveshja që Abazoviq nënshkroi me Kishën Ortodokse Serbe, që po konsiderohet si pika fillestare që shkaktoi mocionin e mosbesimit ndaj tij, Abazoviq vazhdon ta mbështesë.

    “Edhe askush po të mos më votonte, përsëri do e nënshkruaja Marrëveshjen”, tha ai para deputetëve të Kuvendit.

    “Kjo të ishte çfarë do të bëja sepse mendoj se është çështje e të drejtave dhe të ardhmes së Malit të Zi. Nuk ka shkaktuar asgjë, e as s’do të shkaktojë asgjë”. /Reporteri.net/.

    https://reporteri.net/lajme/live-seanca-per-rrezimin-e-qeverise-abazovic-ju-krijoni-narrativa-se-ky-siptari-nuk-mund-te-vendos-per-malin-e-zi-nimanbegu-rrezimin-e-qeverise-e-sollet-vete-ju/

    Zhizhkoviç, DPS: Abazoviq po manipulon me deklarime se po urrehet veç pse është shqiptar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!