×
  • Lajme
  • Lajme

    Abbott: Qeveria e Kosovës të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për procesin e Vettingut

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 19:10

    Sistemi i vettingut, si proces delikat, kërkon maturi për t’u zbatuar me sukses, thotë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të dëgjojë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes në lidhje me këtë proces.

    Abbott një interviste për Telegrafin, ndër tema të tjera ka folur edhe për vettingun në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

    Ambasadori Abbott tha se për shkak se si proces, vettingu është delikat, ata kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës të konsultohet me Komisionin e Pavarur të Venecias dhe të dëgjojnë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes.

    “Por në çdo vend ku është vendosur një sistem i tillë vettingu, është gjithmonë një proces delikat që kërkon maturi për t’u zbatuar me sukses. Për këtë arsye, ne kemi inkurajuar qeverinë që të konsultohet me Komisionin e pavarur të Venecias për këtë, dhe të dëgjojnë me kujdes shqetësimet e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë”, theksoi Abbott.

    Siç thotë Abbott, një kohë të gjatë kanë punar me gjyqësorin e Qeverinë për të kryer një rishikim funkdional të sistemit të drejtësisë dhe janë të kënaqur të shohin se ky process po përparon.

    “Ne kemi mbështetur përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë për disa kohë. Ne kemi punuar me gjyqësorin dhe qeverinë për të kryer një rishikim funksional të të gjithë sistemit të drejtësisë, si dhe punën e tij për vlerësimin e opsioneve për zbatimin e një procesi vettingu për gjyqësorin. Kështu që jam i kënaqur të shoh përparim”, është shprehur ai.

    Nicholas Abbott ka folur për marrëdhëniet Kosovë – Mbretëri e Bashkuar, marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës e Serbisë e tema tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!