×
  • Lajme
  • Lajme

    Abbott reagon për sulmin ndaj djalit të Rashiqit: Disa politikanë në Kosovë kanë promovuar kulturë të urrejtjes

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 12:00

    Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar për sulmin ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.


    Abbott ka thënë se disa politikanë  në Kosovë janë duke promovuar një kulturë të urrejtjes e frikës brena komuniteteve të caktuara, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë çështje, Abbott thotë se Ambasada Britanike dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ka një kohë që kanë kërkuar një debat politik më të qetë, më të arsyeshëm dhe  më pak personal.

    “Sulmi i djeshëm pa sens ndaj djalit të Nenad Rashiqit është perceptuar si akt politik. Ambasada Britanike dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për një debat politik më të qetë, më të arsyeshëm, më pak personal. Disa politikanë kanë nxitur kulturë urrejtjeje dhe frike, mjegullie dhe tradhtie, brenda dhe nëpër komunitete të ndryshme”, ka shkruar ai.

    “Ne bëjmë përsëri thirrje që kjo të ndalet. E gjithë klasa politike dhe mediat duhet të reflektojnë pasi duke lejuar që një kulturë e tillë të vazhdojë, njerëzit mund të vihen në rrezik”, ka shkruar Abbott.

     

    Dje rreth orës 12:00 në afërsi të shkollës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës disa persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e ish-ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

    Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona për këtë rast, ku të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!