×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet në Kuvend
    INSTANT

    Abdixhiku akuzon VV-në për përmbysje të rendit kushtetues: Vepër penale për të cilën do të përgjigjen një ditë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 13:05

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas ndërprerjes së seancës nga ana e kryesuesit Avni Dehari, tha se qëndruan në sallë për të folur, duke shtuar se ky është një fillim i i diskutimeve parlamentare pas “uzurpimit antikushtetues”, për të cilin akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje.

    ‘Sot, qëndruam në sallë. Deputetja Bajrami mbajti dhe fjalë. Kjo fjalë s’mund t’i ndalej siç ju ndal deputetit Zogaj. Le të jetë një fillim i diskutimeve parlamentare pas uzurpimit antikushtetues që po i bën Kuvendit partia e parë. Ata le të ikin, ne le të flasim”, shkroi ai.

    Abdixhiku tha se sot ishte hera e 41-të me radhë që partia e parë nuk arrin të ushtrojë përgjegjësinë kushtetuese që ka për ta krijuar shumicën parlamentare.

    “Sot, sërish, partia e parë vendosi me plot arrogancë të injorojë rendin e ditës. Atë rend dite që e kishim dakorduar paraprakisht të gjithë ne bashkë; në takimin e parë institucional. E kishim dakorduar ne, të gjitha partitë politike, në takimin me z.Konjufca – kryetarin paraprak të legjislaturës paraprake. Rendi i ditës u ndryshua; kokë në veti pas shtatë seancave. Askush nuk e ka këtë të drejtë; aq më pak një ‘më i moshuar’ mes 120 deputetëve të zgjedhur në vend”, tha ai.

    Kreu i LDK-së tha se kjo pengesë parlamentare tashmë është dhe jokushtetuese dhe përsëriti se është përmbysje e rendit kushtetues “me vetëdije e qëllim”.

    “Pra është dhe vepër penale për të cilën do të ketë përgjegjësi një ditë. Dhe derisa partia e parë ka kapur një ulëse, ajo s’mund të kapë Kuvendin. Le të vijnë e ikin. Ne le të flasim. Para shumicës qytetare në vend. T’i shtrojmë të gjitha çështjet që pas perdeve të krizave po marrin peng të ardhmen e vendit”.

    Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 21:20

    Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në takim me presidenten Vjosa Osmani u pajtua që të angazhohet për ta tejkaluar bllokadën dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata.

    “Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën në Kuvend, sot në cilësinë e Kryetares së Alternativës, pata kënaqësinë të takoj Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Biseduam hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata.”, ka shkruar ajo.

    Kusari-Lila shpreh besimin se me bashkëpunim dhe përgjegjësi do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.

    Osmani përfundon konsultat me partitë: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh është detyrim, jo opsion

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 20:29

    Në tentim për të gjetur një dalje nga kriza institucionale, Presidentja Vjosa Osmani sot ka takuar drejtuesit e partive më të vogla parlamentare dhe atyre nga komunitetet

    Pas përfundimit të takimeve me, Presidenca ka treguar se çka bisedoi presidentja Vjosa Osmani me ta, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ajo u tha partive se konsitituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh është detyrim, jo opsion.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të ciklit të ri të konsultimeve lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25, ka mbajtur sot takimet konsultative me liderë të partisë: Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe Koalicionit VAKAT. Presidentja Osmani ka ritheksuar se zbatimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është obligim kushtetues dhe ky aktgjykim ka sqaruar se konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh është detyrim e jo opsion. Më tej, Presidentja Osmani ka përsëritur thirrjen ndaj liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të gjendet rrugëdalja për konstituimin e Kuvendit.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Po ashtu në njoftim thuhet se  Osmani nënvizoi se mungesa e legjislativit po krijon një vakuum institucional që shkakton erozion të demokracisë dhe dëmton funksionimin e shtetit.

    “Në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës, Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament edhe përgjatë ditëve në vijim.”, thuhet tutje në njoftim.

    Në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje,  presidentja Osmani.  i priti të mërkurën Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

    Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit./Reporteri.net/

     

     

    Ngërçi në Kuvend përfundon sërish në Kushtetuese, PDK e dorëzon kërkesën për tri seancat e fundit

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 16:50

    Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë tri seancave të fundit, vazhdime të seancës konstituive, shkruan Reporteri.net.

    Në kërkesën e dorëzuar, PDK ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shpallë antikushtetues vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, të shpallë antikushtetues vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive dhe të urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur dhe transparent, ashtu siç e kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare.

    “Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

    Sipas PDK’së, ky hap është thelbësor për të ndalur “tendencën për përmbysje të rendit demokratik” dhe për të garantuar që “asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vë veten mbi Kushtetutën”.

    Dërgimin e kërkesës në Kushtetuese e paralajmëroi sot kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, pas dështimit të 41’të për konstituim.

    “Pasi kanë ndodhur tri shkelje në tri seanca me radhë, në kundërshtim me aktgjykimin e Kushtetueses, sot, gjatë ditës PDK do të dorëzojë në Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë se do ta trajtojmë me urgjencën e nevojshme, meqenëse tashmë i kemi vetëm 23 ditë në përmbyllje të afatit të Kushtetueses”, tha Krasniqi para mediave.

    Kushtetueses paralajmëruan se do t’i drejtohen edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se po e përgatisin lëndën “për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, pasi konsiderojnë se kryesuesi i seancës dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën pas aktgjykimit të fundit.

    Aktgjykimi, Zogaj tha se është “i qartë”, ndërsa tha se krijimi i një shumice brenda Kuvendit është “emergjent”.

    “Është shumë me rëndësi, emergjente që të krijohet një shumicë politike, por brenga dhe shqetësimi jonë i madh është që nuk ka përpjekje dhe nuk ka lëvizje nga qëndrimet absurde të grupit më të madh politik për të shkuar kah shumica politike”, tha ai.

    Në anën tjetër, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve opozitarë në votime.

    Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari tha se interpretimi aktual i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka komplikuar më shumë situatën në vend që ta sqarojë, ndërsa theksoi se votimi në seancë është obligim.

    “Nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim. Ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, tha ajo të martën.

    Partitë parlamentare nuk po arrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.

    Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten e kaluar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.

    Partitë politike kanë dalë me interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi.

    Rezultat nuk prodhoi as një takim që kreu i VV-së, Albin Kurti pati të shtunën me krerët e partive të tjera parlamentare.

    Në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, u angazhua sërish presidentja Osmani. Osmani i priti të mërkurën Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

    Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit./Reporteri.net/

    Osmani nis takimin me Mimoza Kusarin

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 16:23

    Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar me takimet sot.

    Aktualisht, Osmani ndodhet në takim me Kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën, shkruan Reporteri.net.

    Takimet vijnë pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit./Reporteri.net

    Osmani vazhdon takimet, e pret Albert Kinollin

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 15:23

    Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet lidhur me ngërçin institucional.

    Sipas Presidencës, Osmani tashmë ka nisur takimin me kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.

    Takimet e saj kanë nisur nga dje, ku fillimisht takoi liderët e partive më të mëdha në vend, teksa sot ka vazhduar me ato minoritare./Reporteri.net

    Ambasada e Gjermanisë: Bllokada në Kuvend po pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 15:11

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë situate politike aktuale, përfshirë edhe ngërçi institucional, po e pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative, që thotë se janë thelbësore për përparim të mëtejshëm, shkruan Reporteri.net.

    Deklarata e ambasadës vjen pas fushatës së nisur sot për ndërgjegjësimin kundër të shtënave festive.

    “Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në adresimin e çështjes së Armëve të Vogla dhe të Lehta. Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe punën e palodhur në këtë drejtim. Megjithatë, situata aktuale politike, përfshirë bllokadën parlamentare, po pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative që janë thelbësore për përparim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.

    Fushata e re e ndërgjegjësimit që sapo është lansuar përfaqëson një nismë të vlefshme që synon të promovojë kuptimin e rreziqeve që sjell përdorimi i pakujdesshëm i armëve brenda komunitetit.

    Ndryshe, sot ka dështuar përpjekja e 41’të për konstituimin e Kuvendit./Reporteri.net

    Nis takimi i Osmanit me Adem Hoxhën

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 14:37

    Pas Emilija Rexhepit, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrë kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxha, shkruan Reporteri.net.

    Takimet vijnë pas ngërçit të krijuar, ku tash e 41 seanca po dështon konstituimi i Kuvendit.

    Dje Osmani ka pritur në zyre dhe liderët e partive më të mëdha në vend./Reporteri.net

    S’kryejnë punë konsultat e as takimet, ngërçi në Kuvend pritet të përfundojë sërish në Kushtetuese

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 14:02

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike kanë thënë se në tri vazhdimet e fundit të seancës së Kuvendit janë bërë shkelje kushtetuese në kundërshtim me aktgjykimin e fundit të Kushtetueses rreth ngërçit parlamentar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se PDK-ja sot do të dorëzojë një rast të ri në Kushtetuese në lidhje më këtë shkelje, që kreu i PDK-së e quajti të qëllimshme nga ana e VV-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Pasi kanë ndodhur tri shkelje në tri seanca me radhë, në kundërshtim me aktgjykimin e Kushtetueses, sot, gjatë ditës PDK do të dorëzojë në Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë se do ta trajtojmë me urgjencën e nevojshme, meqenëse tashmë i kemi vetëm 23 ditë në përmbyllje të afatit të Kushtetueses”, tha Krasniqi para mediave.

    Kushtetueses paralajmëruan se do t’i drejtohen edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se po e përgatisin lëndën “për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, pasi konsiderojnë se kryesuesi i seancës dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën pas aktgjykimit të fundit.

    Aktgjykimi, Zogaj tha se është “i qartë”, ndërsa tha se krijimi i një shumice brenda Kuvendit është “emergjent”.

    “Është shumë me rëndësi, emergjente që të krijohet një shumicë politike, por brenga dhe shqetësimi jonë i madh është që nuk ka përpjekje dhe nuk ka lëvizje nga qëndrimet absurde të grupit më të madh politik për të shkuar kah shumica politike”, tha ai.

    Në anën tjetër, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve opozitarë në votime.

    Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari tha se interpretimi aktual i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka komplikuar më shumë situatën në vend që ta sqarojë, ndërsa theksoi se votimi në seancë është obligim.

    “Nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim. Ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, tha ajo të martën.

    Partitë parlamentare nuk po arrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.

    Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten e kaluar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.

    Partitë politike kanë dalë me interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi.

    Rezultat nuk prodhoi as një takim që kreu i VV-së, Albin Kurti pati të shtunën me krerët e partive të tjera parlamentare.

    Në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, u angazhua sërish presidentja Osmani. Osmani i priti të mërkurën Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

    Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit./Reporteri.net/

    Osmani nis takimin me Emilija Rexhepin

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 14:00

    Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me krerët e partive minoritare.

    Tani aktualisht, ajo ndodhet në takim me kryetaren e Nova Demokratska Stranka, Emilija Rexhepi, shkruan Reporteri.net.

    Takimet po mbahen pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. /Reporteri.net

    Tahiri: Nëse vazhdon kjo situatë, qytetarët kanë vetëm një rrugëdalje – largimin nga Kosova

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 12:08

    Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri kërkoi hetim në sektorin energjetik, duke thënë se askujt më shumë se grupeve kriminale nuk iu konvenon moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.

    Tahiri tha se nëse kjo situatë vazhdon, Kosova do të zbrazet, e siç tha ai kjo nuk duhet lejuar.

    “Siç tha edhe deputetja Bajrami duhet të ketë një hetim në sektorin e energjisë. Energjia nuk është luks në vendin tonë, është nevojë për secilin qytetar. Sot kostoja e energjisë po bëhet e papërballueshme. Situata në të cilën jemi, qytetarët e Kosovës e kanë vetëm një rrugëdalje – vetëm largimin nga Kosova. Nuk duhet ta lejojmë që të vazhdojë kjo situatë edhe më tutje dhe Kosova të zbrazet. Prandaj askujt më shumë se këtyre grupeve kriminale nuk ju konvenon moskonstituimi i Kuvendit”, tha Tahiri. /Reporteri.net/

     

     

    Duda Balje nis takimin me Presidenten Osmani

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 11:56

    Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me krerët e partive minoritare, lidhur me ngërçin e krijuar. 

    Aktualisht, Osmani ndodhet në takim me Kryetaren e Socijaldemokratska Unija, Duda Balje, shkruan Reporteri.net.

    Paraprakisht, Osmani u takua me Kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi./Reporteri.net

    PDK-ja sot dërgon rast të ri në Kushtetuese për “shkeljet e VV-së” në tri seanca e fundit

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 11:53

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në tri vazhdimet e fundit të seancës së Kuvendit janë bërë shkelje kushtetuese në kundërshtim me aktgjykimin e fundit të Kushtetueses.

    Krasniqi tha se PDK-ja sot do të dorëzojë një rast të ri në Kushtetuese në lidhje më këtë shkelje, që kreu i PDK-së e quajti të qëllimshme nga ana e VV-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Pasi kanë ndodhur tri shkelje në tri seanca me radhë, në kundërshtim me aktgjykimin e Kushtetueses, sot, gjatë ditës PDK do të dorëzojë në Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë se do ta trajtojmë me urgjencën e nevojshme, meqenëse tashmë i kemi vetëm 23 ditë në përmbyllje të afatit të Kushtetueses”, tha Krasniqi para mediave./Reporteri.net/

    LDK, PDK dhe AAK qëndrojnë në sallë edhe pasi Dehari e ndërpreu seancën: Po e shkel Kushtetutën

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 11:40

    Deputetët e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet.

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është duke mbajtur fjalim aktualisht.

    Ajo ka akuzuar Deharin se po e shkel Kushtetutën, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk kemi të bëjmë me njerëz që dijnë me i lexu vendimet e Kushtetuteses. Na vjen keq që neve po na mohohet fjala e lirë”, ka thënë Bajrami.

    Fjalimi i saj është përcjellë me duartrokitje.

    Pas saj, fjalën e ka marrë deputeti Abelard Tahiri, teksa më pas ka folur edhe deputetja Time Kadriaj./Reporteri.net

    “Mos e shkelni Kushtetutën ju lutem”, Sala Jashari i kërkon Deharit të mos procedojë me propozimin për votim të fshehtë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 11:38

    Ka dështuar edhe tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Seanca si zakonisht përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.

    Seanca u përcoll me polemika mes kryesuesit të seancës, Avni Deharit, dhe përfaqësues të partive opozitare që në foltore nuk propozuan emra për komision, por i kërkonin Deharit “të ndalë shkeljen kushtetuese”.

    Një “përplasje” ndodhi edhe mes kryesuesit të seancës Avni Dehari dhe bashkëkryesueses Sala Jashari. Kjo ndodhi në momentin kur Dehari kërkoi që t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së, Arbnore Salihu.

    Në atë moment ndërhyri bashkëkryesuesja, Sala Jashari e cila i kërkoi Deharit që të mos lejojë të shkelet Kushtetuta.

    “Zotëri kryesues, Kushtetua është shumë më e rëndësishme se një pozitë, pse po e shkelni Kushtetutën. Jeni tu e prekë themelin e shtetit dhe po vazhdoni njejtë. Kjo është e papranueshme, mos e lejoni ju lutem, janë qytetarët në pyetje”, tha ajo.  /Reporteri.net/

     

    As konsultat me Presidenten s’kryejnë punë, dështon konstituimi i Kuvendit për të 41’ën herë

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 11:29

    Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 41-të për konstituim, pavarësisht konsultave që u zhvilluan qe dy ditë me Presideten Vjosa Osmani dhe Aktgjykimit të Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

    VV ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur u ftuan për propozime, pati momente tensioni mes deputetëve të PDK’së, LDK’së dhe AAK’së dhe Kryesuesit Avni Dehari.

    Deputetja e PDK’së, Arbnora Salihu, iu drejtua Deharit duke i thënë “Mos e shkel Kushtetutën”. Ai i LDK’së, Alban Zogaj tha “Kërkojmë të ktheheni ë rendin e ditës, mos e shkelni Kushtetutën”. Asaj të AAK’së, Time Kadriajt iu ndërpre fjala në gjysmë.

    “Mikrofoni hapet vetëm për propozime, jo debatime”, tha Dehari.

    Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.

    Në sallë ishin 99 deputetë.

    “54 deputetë për, kundër s’ka, abstenime s’ka. Ndërpritet për sot seanca. Shihemi më 05.07, në orën 11:00 sërish”, tha Dehari.

    E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu./Reporteri.net/.

    Osmani nis takimin me Elbert Krasniqin

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 11:20

    Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin me Kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, shkruan Reporteri.net.

    Takimi po mbahet pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit.

    Sot do të bëhet tentative e 41’të për konstituimin e Kuvendit./Reporteri.net

    Avokati Arianit Koci shkon te Kuvendi me disa gomarë, në shenjë proteste

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 10:54

    Avokati Arianit Koci ka vazhduar edhe sot protestën e tij para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste lidhur me dështimet e njëpasnjëshme për konstituim.

    Sot ai ka zgjedhur një formë më ndryshe të protestës. Ai është paraqitur te Kuvendi me disa gomarë.

    Sot do të bëhet përpjekja e 41’të për konstituim./Reporteri.net

    Afatet e Kushtetueses po rrjedhin, sot përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 7:09

    Deputetët do të mblidhen sot në një përpjekje të re, të 41-ën me radhë për ta konstituuar Kuvendin, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Partitë parlamentare nuk po arrrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.

    Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten e kaluar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.

    Partitë politike kanë dalë me interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi.

    Rezultat nuk prodhoi as një takim që kreu i VV-së, Albin Kurti pati të shtunën me krerët e partive të tjera parlamentare.

    Në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, u angazhua sërish presidentja Osmani. Osmani i priti të mërkurën Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

    Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!