×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku bashkë me bashkëshorten shpërndajnë dhurata për fëmijët e stafit të selisë qendrore të LDK-së

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 12:04

    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën, këtë të premten kanë ndarë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së.

    Abdixhiku ka uruar që këta fëmijë e të gjithë fëmijët e Kosovës të jenë gjithmonë plot dashuri e jetë.

    Postimi i plotë:

    Me Albinën, këtë mëngjes ndamë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së. Fëmijët e atyre që angazhohen secilën ditë, para e prapa ekraneve, që kjo shtëpi e demokracisë të jetë një dritë shprese për secilin.

    Sa shumë dashuri, gëzim e jetë!

    Dhe jetë, këta e fëmijët e tjerë të Kosovës paçin përherë!

    Ju faleminderit që na zbukurat selinë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!