×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku bën thirrje për qetësi: Vendi po furnizohet me mallra esenciale, do të kthehemi në normalitet sërish

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 8:30

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku ka thënë se dy javët e ardhshme janë kritike, ndërsa ka bërë të ditur se vendi po furnizohet me mallra esenciale.


    Abdixhiku në një postim në rrjetin social Facebook i fton qytetarët ta ruajnë qetësinë.

    “Pa panik! Fati i juaj është në dorën tuaj. E tëra çfarë kërkohet tani është të qëndrohet në shtëpi. Është kaq e thjeshtë; kaq pak mund të bëjë gjithsecili. Mbrojeni veten dhe secilin rreth jush. Dy javët e ardhshme janë kritike. Vendi po furnizohet me mallra esenciale; ruajeni qetësinë. Do ta gjejmë normalitetin sërish”, shkruan Abdixhiku.

    Ndryshe, mbrëmë janë raportuar edhe 26 raste të reja me coronavirus, duke e çuar kështu numrin në 61 të infektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!