×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Beteja e Koshares, triumfi ushtarak i UÇK-së

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 14:42

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në 24 vjetorin e betejës së Koshares tha se kjo betejë ishte triumf ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Kosharja sot na qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë. Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”, tha Abdixhiku.

    Ai theksoi se sot nderojmë të rënët në altarin e lirisë: Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, e shumë të tjerë.

    “Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!