Anëtari i kryesisë së LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të Kosovës i takojnë LDK’së.
LDK është në bisedime me VV’në për një koalicion që do të qeveriste në katër vitet e ardhshme.
“Neve na takojnë kryeparlamentari dhe presidenti. Nëse 28 deputetë të LDK’së votojnë kryeministrin e Kosovës nga VV’së, atëherë 29 deputetë të VV’së duhet që t’i votojnë LDK’së kryeparlamentarin dhe presidentin. Sipas kushtetutës presidenti është pozitë politike. Nëse një deputet ka 81 vota në Kuvend atëherë ai është konsensual. Asnjë president nuk ka marrë 81 vota deri tani”, ka thënë Abdixhiku.
Kur u pyet se a është Isa Mustafa kandidat i LDK’së për president ai është përgjigjur kështu.
“Mustafa e përmbush secilin kriter për të qenë president i Kosovës. Por ne ende nuk kemi përmendur një kandidat”, ka shtuar Abdixhiku.
Ndryshe, edhe Isa Mustafa e kishte pranuar publikisht se ka pretendime për t’u bërë president.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.