×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i LDK-së

    Abdixhiku: Fitorja e Merz dhe e CDU-së, një dritare e re për Republikën tonë

    Reporteri
    23 Shkurt 2025 | 22:12

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, duke thënë se fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka shkruar në Facebook se fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë.

    Postimi i plotë i Abdixhikut:

    Ditë e rëndësishme për Gjermaninë 🇩🇪; mundësi e re për Kosovën🇽🇰. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.

    Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.

    Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!

    Herzlichen Glückwunsch CDU!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!