Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka folur për humbjen e LDK’së në Gjilan dhe Podujevë. Thotë se aty dolën të dytët për pak vota.
Komentet Abdixhiku i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Rezultatet e fundit na kanë dhënë sinjale të qarta siç na kanë thënë sinjale se duhet punuar shumë. Ka shumë komuna ku s’jemi fare mirë. Ka qytete të mëdha ku s’jemi fare mirë. Ka qytete të tjera ku ne kemi bërë përpjekje për reformë dhe do të vazhdojmë përpjekjen për reformë”, tha ai.
“Kemi qenë afër, kemi humbur Gjilanin, kemi humbur Podujevën për pak vota”, thotë Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.