Një garë replikash e kundërreplikash ka nisur mes kryeministrit Kurti dhe kryetarëve të dy partive më të mëdha politike opozitare, Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut.
Kurti iu tha këtyre të fudnit që po sjellen si anëtarë që kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Zotëri Abdixhiku dhe zotëri Krasniqi, po flisni si me qenë anëtarë të dorëhequr të Vetëvendosjes. Po më duket si me qenë tu fol përpara Këshillit të Vetëvendosjes. Këtu jemi në Kuvend, ju s’jeni anëtarë të Lëvizjes… Po flisni me diskursin e aktivistit të pakënaqur të Vetëvendosjes, që jep dorëheqje” tha Kurti.
Ndërkohë, kësaj replike iu kundërpërgjigj i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se s’ka barrë pasi nuk kanë vdekë njerëz për kauzën e tij e as nuk e ka “djegur” shtetin për parime të cilat i ka shkelur e vet.
“Mos mendo qe me qet prej taktit me ofendime, gabohesh shumë. Unë kur shikoj veten në pasqyre, nuk kam barrën që kanë vdekë njerëz për kauzën time politike. Nuk kam barrën që kam djegë një shtet për një kauzë që e kam shkelë… unë jam shumë i qetë për këtë. Po e shijoj çdo sekond të kësaj procedure” tha Abdixhiku.
Abdixhiku: Ndjej keqardhje për ndryshimin e Kurtit, çfarë fati i trishtueshëm politik
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.