×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika kryeministrit

    Abdixhiku ia kujton me video Kurtit premtimet që i kishte bërë për sportin: U tha, s’u bë – ndryshimi po vjen

    Reporteri
    03 Nëntor 2024 | 20:42

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar një nga premtimet që  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte bërë për sportin, e që sipas tij nuk i ka realizuar.

    Abdixhiku ka publikuar një video ku Kurti premtonte se afër Prishtinës do ta ndërtonte qendrën më të madhe multifunksionale, ku pjesë e së cilës do të ishte edhe stadiumi nacional, si dhe një program intensiv për të mbështetur financiarisht, shkollat e sportit, me theks, edukimin sportiv të moshave të hershme, shkruan Reporterui.net.

    Abdixhiku thotë se ky premtim i Kurtit u tha, por nuk u bë, ndërsa sipas tij ndryshimi do të vije me të si kryeministër.

    “Në këtë të diel sportive, le të kujtojmë çfarë u tha e çfarë s’u bë në sport! Ndryshimi, i domosdoshëm, po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Kujtojmë se sot kryetari i LDK-së nga Gjakova tha se Kosova udhëhqiet nga një qeveri e paaftë dhe populliste.

    “Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues së saj, nga një qeveri e paaftë dhe populiste, çmimi i së cilës është i papërballueshëm për të gjithë qytetarët pa përjashtim, por mbi të gjitha i rrezikshëm për fondamentet e ndërtuara nga dy subjektet tona politike përgjatë historisë 35-vjeçare. Përplasja me aleatët tanë thelbësorë, me ata që bënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë bashkë me ne, për secilin të djathtë, e secilin patriot në Kosovë. Kosova është në një krizë të thellë ekonomike”, tha Abdixhiku. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!