×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Këto veprime të Kurtit tregojnë se ai s’ka interesim të zgjedh zonjën Osmani presidente

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 20:08

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se me veprimet e fundit kryeministri Albin Kurti po tregon se nuk dëshiron që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.


    Ai ka thënë se tentimi për ta ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme është shantazh ndaj opozitës.

    Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të tërheq këtë iniciativë.

    “Nëse ky ligj nuk tërhiqet, kryetiministri Kurti do të na dërgojë në zgjedhje. Me veprimet e pasdites e vazhduan më thellë veprimin për të shantazhuar. LDK ka vendosur të marrë pjesë në procesin e votimit, shantazhi i sotëm tregon që Kurti ose nuk dëshiron ta zgjidhë këtë çështje ose të krijojë destabilitet politik. Veprimet e tilla rrezikojnë gatishmërinë për konstuktivitet. Në emër të LDK dhe duke pasur parasysh interesin e qytetarëve të Kosovë i bëjë thirrje kryeministrit Kurti që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm dhe logjika shantanazhuese. Këto veprime të papërgjegjshme lënë të kuptojmë që ai nuk ka interes që të zgjidhet Vjosa Osmani presidente”, tha ai.

    Ai tha se partia në pushtet ka marrë pa konsultime iniciativa mbi ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

    “Ky ligj duhet të jetë pjesë e reformës, në vendet e zhvilluara reformat ë tilla bëhen me pëtrfshirjen e opozitës Qeverisja e VV ka përjashtuar opozitën. Në të vërtetë veprimet e sotme janë veprime me qëllim të shantazhimit të opozitës nga një shumicë që sapo ka filluar mandatin. Pozitë që nuk është e zonja të qeverisë me vendin”, tha ai.

    A pari i LD-së ësht shprehur se kryemisnitri Kurti u përpoq ta shantazhojë opozitën duke thënë se se do të shkohet në zgjedhje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!