×
  • Lajme
  • Lajme / "Rruga e Re"

    Abdixhiku: Ky vend s’duhet të jetë peng kolektiv i një çmendurie politike

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 22:24

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se koha e LDK-së po vjen derisa ka folur edhe për qeverisjen në Prishtinë, përcjell Reporteri.net.

    “Ky vend, s’duhet të jetë peng kolektiv i një çmendurie politike populliste që nxitë vetëm frikë, zymtësi e tension”, shkroi Abdixhiku.

    Postimi i Abdixhikut në Facebook: 

    PRISHTINA MBLIDHET!

    Pesë degë, një rrugë, një qëllim.

    Sonte, thirra në takim strukturat udhëheqëse të 5 degëve. U bëmë bashkë si përgjigje ndaj thirrjes për organizim të gjerë partiak; si domosdoshmëri e zgjerimit të aktivitetit në terren në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor nacional.

    Takova Kryesitë e Degëve, Kryetarët e Nëndegëve, Deputetët e Kuvendit të Kosovës me bazë në Kryeqytet.

    Takova një ekip të shkëlqyeshëm, profesionistë të vërtetë, politikanë të pastër e të ndershëm, aktivistë me plot vullnet për të lënë një shenjë. Me të tillë, njeriu mburret të ndajë një rrugëtim bashkë.

    Natyrisht, përbashkimi ynë, rritjet tona, punët e mbara që i bëjmë, na i vënë kundërshtarët përballë. Aty bëhen të gjithë bashkë kundër nesh; sikurse tash, sikurse bëheshin gjithherë. Aty provojnë besimin e votuesve të Kryeqytetit për LDK-në, ta rrëmbejnë në tavolinë. Çfarë s’kuptojnë është se koha e një politike të tillë ka marrë fund! Nuk do t’i lëmë ta bëjnë këtë politikë model në Prishtinë.

    Prishtina dhe Lidhja Demokratike kanë rigjetur veten.

    Tani është koha që këtë lidhje ta forcojmë në gjithë vendin.

    Prandaj, përgjatë gjithë vitit do të jemi në terren. Në çdo lagje, në çdo hyrje, në çdo shtëpi të Prishtinës. Të flasim zëshëm, bindshëm, dhe me mburrje se formacioni i vetëm pavarësist në vend, është adresa e vetme e normalitetit dhe zhvillmit.

    Se ky vend, s’duhet të jetë peng kolektiv i një çmendurie politike populliste që nxitë vetëm frikë, zymtësi e tension.

    Ne kemi nevojë për zhvillim. Kemi nevojë për maturi. Kemi nevojë për rrugëtim euroatlantik. Kosova ka nevojë për “Rrugën e Re”- programin më ambicioz politik në vend. Në momente kritike politike, aktivizimi ynë politik bëhet domosdoshmëri. Në momente kritike politike, mbështetja për LDK-në është domosdoshmëri.

    Lidhja është e fortë!
    Koha jonë po vjen!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!