×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Mos u shitni francuza, Franca nuk ka nevojë për paratë tona

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 13:05

    Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Francë, një pjesë e së cilës u dogj dy ditë më parë, ka reaguar deputeti LDK-së, Lumir Abdixhiku. 


    Abdixhiku tha se tashmë për rindërtimin e Katedrales Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliard euro, dhe se Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij për ato para më shumë kanë nevojë dy qytetare të Kosovës, njëra 2 vjeç e tjetra 18 vjeç që janë diagnostikuar me sëmundje të rënda.

    “Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorza sterile para secilës lindje. Për këto para – dhe shumë më shumë – nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet “franquz”, përfundon shkrimin ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!