Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndjen keqardhje për karrierën politike të kryeministrit Albin Kurti.
Abdixhiku tha se Kurti ka përsuar një transformim të madh nga ato që thoshte sa ishte në opozitë, me theks te dialogu, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ky këtë transformim të vetin që e ka, unë ndjej bukur keqardhje. Është përfundim i padinjitetshëm. Paramendo një karrierë politike për besë që ki kalu 15 vite, njerëzit kanë humbur jetë për këtë çështje, ia ki marrë vendit 10 vite vonesë. E ki ndalë zhvillimin e vendit në çdo aspekt, për me ndryshu këtë çështje kaq thjeshtë. Unë ndjej keqardhje, nuk e di si vërtet e bën gjumin ky njeri. Është bukur e rëndë si karrierë politike. Kështu s’duhet të ketë askush karrierë të tillë politike”, deklaroi Abdixhiku në RTV Dukagjini.
Ndërkohë tha se “po e shijon” ballafaqimin e Kurtit me votuesit e vet.
“A është brengë e imja si e ballafaqon votuesin e vet? Aspak. Unë, me të thënë të drejtën po e shijoj këtë”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.