×
  • Lajme
  • Lajme / 9 shkurti

    Abdixhiku: Nga 60 mijë votues të regjistruar në mërgatë, së paku 25 mijë janë mbështetës të LDK’së

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 20:15

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e udhëhequr nga ai po merr përkrahje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit.
    Nga 60,000 votues të regjistruar nga mërgata, Abdixhiku ka thënë se së paku 25,000 janë mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    ‘’Sepse LDK është e vetmja alternativë e besueshme që ofron zhvillim, drejtësi dhe të ardhme të ndritur për qytetarët e Kosovës! Prandaj, besimi qytetar për ekipin tonë të fitores është në rritje! Prandaj, nga 60,000 votues të regjistruar në mërgatë, së paku 25,000 janë mbështetës të LDK-së’’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!