×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku paralajmëron se LDK nuk do të marrë pjesë në votimin e Osmanit presidente nëse Kurti nuk tërhiqet nga ndryshimet në ligjin për zgjedhje

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 20:15

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se partia e tij nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente në rast se kryeministri Albin Kurti nuk do ta tërheqë reformën në Ligjin për Zgjedhje.


    Abdixhiku i ka bërë thirrje Kurtit që të tërhiqet nga ky ligj dhe të fillojë debatin me opozitën rreth ndryshimeve në të.

    “Nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, është shprehur Abdixhiku.

    Abdixhiku tutje ka thënë se LVV e ka kuptuar se nuk po mund të përballojë problemet reale që lidhen me pandeminë dhe ekonominë dhe po dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje.

    “LDK është treguar konstruktive në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit. Me këtë veprim që bëri sot Kurti dëshiron të krijojë destabilitet politikë”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!