×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pas takimit me Osmanin: LDK do të përkushtohet që Kosova të bëhet si e kemi ëndërruar

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 22:33

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar çfarë ka biseduar sot në takim me presidenten Vjosa Osmani.


    Abdixhiku thotë se me presidenten zhvilluan një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.

    Ai thotë se LDK në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.

    Postimi i tij:

    Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.

    Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!