×
  • Lajme
  • Lajme / “Kosova shtet i përkohshëm”

    Abdixhiku për deklaratën e Liburn Aliut: Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm kur i ke të brendshmit?

    Reporteri
    01 Dhjetor 2023 | 11:46

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se “Kosova është projekt i përkohshëm”, shkruan Reporteri.net.

    Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook tha se sot, Kosova udhëhiqet nga populistë mosbesues.

    “Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit? Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë. Prandaj betimi mbi Republikë është farsë. Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri. Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje”, shkroi Abdixhiku.

    Ministri Aliu nxit reagime me deklaratën “Kosova shtet i përkohshëm”

    Abdixhiku ka shkruar se partia që ai udhëheq, beson në Republikë dhe se fëmijët e Kosovës meritojnë të besojnë në Republikë.

    “Këta kanë atdhe të dytë. Ne kemi vetëm Kosovën. LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik! Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë. Sepse Kosova është e përhershme”, përfundoi Abdixhiku.

    Kurti pyetet për deklaratën e Liburn Aliut se “Kosova është shtet i përkohshëm”: E ka thënë në një emision festiv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!