×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Po i mirëmbajmë rrugët, ato duken të trishta pa njerëz

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 20:49

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abidixhiku ka njoftuar se kjo ministri është duke i pastruar dhe mirëmbajtur rrugët por sipas tij këto rrugë janë të trishta pa njerëz në to.


    Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, u ka uruar punë të mbarë punëtorëve si dhe rrugë të mbarë qytetarëve kur t’i kthehen këtyre rrugëve.

    “E sado që i pastrojmë, mirëmbajmë e shenjëzojmë, ato duken të trishta pa njerëz në to. Forca edhe pak; kujdesuni për veten”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!