×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Flet kreu i LDK-së

    Abdixhiku pyetet për rikthimin e Agim Veliut: Të gjithë do t’i bëjmë bashkë

    Reporteri
    09 Maj 2026 | 12:14

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur para nisjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

    Ai duke shkuar në vendin ku do të mbahet mbledhja është parë i buzëqeshur, ndërsa ka dhënë se sot është ditë e madhe për partinë e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Sot është ditë e madhe për LDK-në, të gjithë do t’i bëjmë bashkë”, ka thënë ai.

    I pyetur nga gazetarët edhe për Agim Veliun, Hykmete Bajramin e Avdullah Hotin, ai ka thënë ‘të gjithë do t’i bëjmë bashkë’.

    Abdixhiku ka pohuar se do të deklarohet pas përfundimit të mbledhjes të Këshillit të Përgjithshëm. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!