×
  • Lajme
  • Lajme / Kandidati për kryeministër

    Abdixhiku: Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren e madhe

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 18:41

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarët e degëve të kësaj partie.

    Abduxhiku ka bërë të ditur se takimi ndodhi si “konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt.”

    “Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren tonë të madhe. Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet!” , ka shkruar  ai.

    Postimi i plotë: 

    Gati për hapjen e madhe!

    Gati për fushatën elektorale!

    Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike, prita në takim kryetarët e degëve tona nga e gjithë Kosova si konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt.

    Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm.

    Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren tonë të madhe. Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet!

    E kësaj mbështetjeje të gjerë dhe të palëkundur qytetare ne i përgjegjemi me ekipin më të mirë, me programin Rruga e Re të përpiluar nga 270 ekspertë, dhe me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar të ardhmen e ndritshme në Kosovë – për secilin qytetar, dhe për secilën familje!

    Prandaj me 9 shkurt, bashkë me qytetarët e vendit, do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton. Sepse bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë për të gjithë. 124 është numri i ndryshimit, 9 shkurti është dita e fitores!
    Bashkohu me ne, dhe bëhu ndryshimi!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!