Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar për ngushëllime në Gjakovë, tek familja e së ndjerës Liridona Ademaj, për të cilën dyshohet se vrasja e saj është bërë me porosi nga burri i saj, Naim Murseli.
Abdixhiku vrasjen e saj e ka cilësuar ngjarje makabër.
“Vrasja e Liridonës na ka tmerruar të gjithëve. Në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes, të afërmve e shoqërisë’’, është shprehur Abdixhiku gjatë vizitës për ngushëllime në Rracaj.
Trupi i së ndjerës, është rivarrosur të hënën në vendlindjen e saj Rracaj të Gjakovës, pas kërkesës së familjes së saj.
Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Liridonës, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muajve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.