×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takohet me eurodeputetin austriak: Ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 19:27

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, për të cilin ka thënë se është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Abdixhiku ka publikuar disa fotografi nga takimi, ku kanë marrë pjesë edhe deputetë e zyrtarë të tjerë të kësaj partie, duke thënë se miqtë e Kosovës, sikurse Mandl, janë të rrallë.

    “Në çdo paraqitje të tij, kudo nëpër Evropë, ai flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë; flet për të ardhmen e vendit tonë si pak zëra tjerë nëpër Evropë.
    Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë. Sot, me bashkëpunëtorë, drekuam me të në Prishtinë. Në emër të të gjithë kosovarëve, e falenderuam nga zemra për gjithë përkushtimin e treguar ndaj Kosovës dhe popullit tone”, ka shkruar Abdixhiku.

    Postimi i plotë:

    Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian. Në Kongresin e fundit të Partive Popullore Evropiane ai madje sponsorizoj rezolutën tonë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Rezoluta morri mbështetjen e mbi 500 delegatëve aty.

    Në çdo paraqitje të tij, kudo nëpër Evropë, ai flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë; flet për të ardhmen e vendit tonë si pak zëra tjerë nëpër Evropë.

    Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë. Sot, me bashkëpunëtorë, drekuam me të në Prishtinë. Në emër të të gjithë kosovarëve, e falenderuam nga zemra për gjithë përkushtimin e treguar ndaj Kosovës dhe popullit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!