Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për një takim të mbajtur të martën ndërmjet tij, dy nënkryetarëve të LDK’së dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.
Diçka të tillë e ka njoftuar Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, teksa deklaroi se është diskutuar me Rohden-n për qasjen e LDK’së në opozitë.
“Bashkë me Shqipen [Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK’së] dhe Besianin [Besian Mustafa, nënkryetar i LDK’së] e mirëpritëm ambasadorin Jorn Rohde. Ne diskutuam idetë e LDK’së dhe qasjen tonë në opozitë. E falënderuam ambasadorin për mbështetjen e jashtëzakonshme që ia ofron Gjermania shtetit tonë”, tha ai.
Po ashtu, përgjatë ditës së sotme Abdixhiku e ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
“U takuam sot me Ambasadorin Kosnett. Kishte një diskutim shumë të frytshëm. Ambasadori u informua për rolin tonë konstruktiv në opozitë dhe planet tona për të reformuar dhe forcuar LDK-në për shumë sfida përpara”, njoftoi kreu i LDK’së nëpërmjet ‘Twitter’-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.