×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Kryetari i LDK-së

    Abdixhiku uron Pashkët: Le të punojmë për një të ardhme më të mirë për Kosovën

    Reporteri
    31 Mars 2024 | 10:53

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve, shkruan Reporteri.net.

    Abdixhiku ka shkruar në Facebook që të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

    Postimi:

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku uron të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

    “Të dashur qytetarë të besimit katolikë,

    Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore.

    Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën.

    Gëzuar Pashkët!”

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!