Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka mbajtur takimin e përvjetshëm me mërgimtarë, në Selinë Qendrore të kësaj partie.
Abdixhiku ka thënë se takimi ishte përplot entuziazëm, përkushtim e bindje “për përbashkimin e djathtë si shpëtim i Republikës”, shkruan Reporteri.net.
“Mbi të gjitha, përplot vullnet e gatishmëri për mobilizim zgjedhor. Vit i ri, Rrugë e Re, Qeveri e Re!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me liderët e partive për të caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta, që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Opozita ka kërkuar që ato të caktohen me 26 janar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.