Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës që udhëhiqet nga kryetari i saj Lumir Abdixhiku, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Uashington delegacioni i LDK’së sot pritet të zhvillojë një takim në Departamamentin Amerikan të Shtetit.
Sipas LDK’së, takimi i parë zyrtar i Kryetarit të LDK-së është me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar.
Përveç kryetarit të LDK-së, pjesë e delegacionit janë Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas dhe Alush Gashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, dhe delegacioni i tij janë nisur të dielën drejt SHBA-ve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.