×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Abelard Tahiri: Kemi një degjenerim të jetës parlamentare, pozita të mos fajësojë opozitën

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 13:04

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se tash e një kohë kemi degjenerim të jetë parlamentare.

    Sipas tij, për këtë pozita nuk duhet të fajësoj opozitën. Këto komente ai i bëri pasi sërish në mungesë kuorumi Kryesia nuk ka arritur që të vendos për ditën se kur do të mbahet seanca e radhës.

    Si pasojë e mungesës së kuorumit kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka caktuar të enjten seancën e radhës duke filluar nga ora 10:00.

    “Edhe kjo seancë u dashtë të caktohej me vendim nga kryetari në pamundësi të caktimit nga Kryesia për shkak se nuk kishte kuorum”.

    “Mazhoranca nuk mund të fajësojë opozitën pse nuk funksionon Kryesia e Kuvendit sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në Kryesi edhe në seancë”.

    “Mirëpo, tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë fatkeqësisht diçka që nuk e dëshirojmë askush dhe më së paku ne si opozitë”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!